0.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Gjoshi, Kurtit: Mos e përmend luftën se ty ta njohim “trimërinë”, ti i pari ikë në Norvegji

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së PDK, Betim Gjoshi, i ka reaguar kryeministrit Kurti, i cili sot “nuk mund të ketë luftë pa Serbinë dhe paqe pa shqiptarët, në Ballkan”, në një intervistë për Vecernje Novosti të Kroacisë, shkruan Scanner.

Gjoshi thotë se këto deklarata të Albin Kurtit janë një luftë e tij kundër Kosovës dhe imazhit të saj.

“Këto deklarata do ta krijojnë përshtypjen se Kosova është shtet i pasigurtë dhe afër një konflikti”, shkruan Gjoshi, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Këto deklarata të Albin Kurtit janë një luftë e tij kundër Kosovës dhe imazhit të saj.

Këto deklarata do ta krijojnë përshtypjen se Kosova është shtet i pasigurtë dhe afër një konflikti.

Kryeministër, mos fol për këtë temë në publik e në media ndërkombëtare. Ti duhet ta dish se me kënd bëhen këto biseda.

Kryeministër, ndale luftën kundër Kosovës e puno diçka!

Mos e përmend luftën se ty ta njohim “trimërinë”. Ti je i pari që do të ikësh në Norvegji.

📍"Nuk mund të ketë luftë pa Serbinë dhe paqe pa shqiptarët, në Ballkan", ka thënë kryeministri, Albin Kurti në një intervistë për Vecernje Novosti të Kroacisë.

Posted by Gazeta SCANNER on Saturday, September 17, 2022

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=651748639702034&id=100046007122690

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit