20 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

Gjoshi: Kurti e mbrojti Kusari-Lilën edhe kur foli me mosrespekt për Enver Zymberin

- Advertisement -

Betim Gjoshi, sekretari Organizativ i Partisë Demokratike e Kosovës, ka thënë se hipokrizia e radhës e Qeverisë është sot kur kryeministri Albin Kurti, sipas tij, bëhet sikur e respekton heroin Enver Zymberi.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se Kurti e ka arsyetuar dhe mbrojtur të gjithë bisedën e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari me Slavko Simiqin e Listës Serbe, derisa ajo e përmendte edhe Enver Zymberin.

Postimi i tij i plotë:

Sot do ta shohim hipokrizinë e radhës të këtij pushteti, ku Albin Kurti po bëhet sikur e respekton Heroin Enver Zymberi.

Albin Kurti e ka arsyetuar dhe mbrojtur të gjithë bisedën e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari me Slavko Simiqin e Listës Serbe.

Kryeministri Kurti e ka mbrojtur edhe këtë bisedë, ku e dërguara e tij flet me mosrespekt për Heroin Enver Zymberi.

Natyrisht se e mbron, sepse Albin Kurti po koordinohet me Milan Radojçiqin dhe Listën Serbe përmes Mimoza Kusarit dhe Slavko Simiqit.

Për Qeverinë Zdravo, në krye të së cilës qëndron kryebashkëpunëtori i Radojçiqit, Heroi Enver Zymberi është “ai polici që e kanë vra”.

Të ngjashme

Të fundit