Betim Gjoshi, anëtar i Kryesisë së PDK-së, e ka quajtur Albin Kurtin si degradues të postit të kryeministrit të Kosovës, raporton Scanner.
“Albin Kurti, gjatë opozitarizmit të tij e kishte rrotulluar Kosovën në kërkim të shkarkimit të Aleksandër Jabllanoviqit, i cili i kishte fyer rëndë nënat nga Gjakova”, shkruan Gjoshi.
Sipas Gjoshit, ende pa u bërë një javë nga deklarata e mësipërme, Kurti, siç e pranoi edhe vet, bëri një paraqitje skandaloze duke u mbështetur në thashetheme dhe jo në fakte. Kjo qasje joserioze e Kurtit, i dha mundësinë Jabllanoviqit që të tallet publikisht me të.
Postimi i plotë:
ALBIN KURTI, KY DEGRADUES I MADH I POSTIT TË KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS
Albin Kurti, gjatë opozitarizmit të tij e kishte rrotulluar Kosovën në kërkim të shkarkimit të Aleksandër Jabllanoviqit, i cili i kishte fyer rëndë nënat nga Gjakova.
Por, tani si kryeministër, deklaroi se ka qenë i gatshëm që ta pranonte të njëjtin Jabllanoviq si kryetar të Leposaviqit.
Ende pa u bërë një javë nga deklarata e mësipërme, Kurti, siç e pranoi edhe vet, bëri një paraqitje skandaloze duke u mbështetur në thashetheme dhe jo në fakte. Kjo qasje joserioze e Kurtit, i dha mundësinë Jabllanoviqit që të tallet publikisht me të.
Deklarata e sotme e Kurtit e degradon postin e kryeministrit dhe e bënë zyrën e tij një institucion që mbështetet në thashetheme e fjalë të kafeneve.
Gjithashtu, kjo deklaratë, fyen punën e institucioneve tjera shtetërore dhe sidomos atyre të sigurisë/drejtësisë.
Në fakt, e gjithë karriera politike opozitare e Kurtit është e mbështetur në thashetheme të tilla, konspiracione e shpifje për kundërshtarët politikë shqiptar.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=829737748569788&id=100046007122690&mibextid=Nif5oz