18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Gjoshi: Kryeministri nëse do me shku në zgjedhje, me pa si del, është mirë me dhanë dorëheqje ose me sjell mocion në Kuvend

- Advertisement -

Betim Gjoshi, sekretar për Anëtarësi dhe Financa në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) tha se partia që ai përfaqëson ka qenë e gatshme për të shkuar në zgjedhje.

Gjoshi për “Gazeta Blic” tha se të gjitha partitë e tjera i kanë ikur procesit zgjedhor.

Ai tutje potencoi se nëse Kurti dëshiron me shku në zgjedhje, për të parë sa do të votojnë votuesit e tij, është mirë me dhanë dorëheqje ose me sjell mocion në Kuvend.

“Ne si PDK kemi qenë e vetmja parti e gatshme për të shkuar në zgjedhje ndërsa krejt të tjerët i kanë ‘bishtnu’ procesit zgjedhor. Kryeministri nëse do me shku në zgjedhje për të parë sa do të votojnë votuesit e tij është mirë me dhanë dorëheqje ose me pru mocion në Kuvend, na e mbështesim dhe shkojmë në zgjedhje. Sovrani vendos” tha Gjoshi.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur ditë më parë për mundësinë e zgjedhjeve të reja që është diskutuar muajin e fundit në Kosovë.

Ai tha se prej momentit kur ka hyrë në vitin e fundit të mandatit të qeverisë, ka qenë i interesuar që të takohej me opozitën dhe ta diskutojnë muajin dhe stinën e zgjedhjeve.

Ndërsa, për sa i përket rezultateve të ardhshme zgjedhore, Kurti tha se VV-ja do të dalë edhe më mirë sesa në shkurtin e vitit 2021, ku i kishte marrë 50.2% të votave.

“Unë besoj që në zgjedhjet e ardhshme do të dalim edhe më të fortë se në ato që shkuan. Nuk e di se çfarë përqindjesh do të jenë, por do të dalim edhe më mirë sesa në shkurtin e vitit 2021”, tha Kurti.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit