25.5 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Gjoshi: Jam i skandalizuar nga videoja e Albin Kurti

- Advertisement -

Sekretari për Organizim dhe Zgjedhje në PDK, Betim Gjoshi, ka thënë se video e re e publikuar nga kryeministri, Albin Kurti është dëshmi se ai është mbrojtës i krimit dhe duke qenë i tillë, po e pengon drejtësinë.

Ai tha se Kurti po e mbron Rozeta Hajdarin e Ridvan Muharremi sepse edhe ai është i përfshirë dhe bashkëpërgjegjës, shkruan teve1.info

“Jam i skandalizuar nga videoja e Albin Kurti. Kjo video është dëshmi se ai është mbrojtës i krimit dhe duke qenë i tillë, Kryeministri po e pengon drejtësinë. Albin Kurti po e mbron Rozeta Hajdarin e Ridvan Dallavergjiun sepse edhe ai është i përfshirë dhe bashkëpërgjegjës në këto vepra të pastra korruptive dhe kundër sigurisë kombëtare. Bashkëpunëtori i superkriminelit, Milan Radojçiqit, ashtu siç e mbronte Mimoza Kusarin që ia koordinonte punët, njejtë po e mbron Rozeta Hajdarin dhe Ridvan Dallavergjiun. Albin Kurti me të njëjtën fuqi e mbron edhe Nagip Krasniqin dhe Martin Berishajn”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kurti ka reaguar pas arrestimeve të sotme për rastin e rezervave shtetërore.

Kurti ka thënë se qeveria që ai drejton është e përgjegjshme dhe e drejtë dhe se ka sjellë progres ekonomik dhe demokratik të paparë në Kosovën e pasluftës.

“Rezervat shtetërore i kemi gjetur 300 mijë euro e i kemi bërë 25 milionë euro për dy vite”, ka thënë Kurti përmes një shkrimi në “Facebook”.

Ai më tej ka thënë se nuk ka kurrëfar korrupsioni në blerjen e rezervave shtetërore dhe se ka besim të plotë në ministren e Industrisë, Tregëtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari. Kurti ka thënë se 97% e mallrave për rezervat shtetërore ka ardhur në Kosovë.

Të ngjashme

Të fundit