13.5 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

Gjoshi i PDK: Zgjedhjet treguan se PDK është forca më serioze qeverisëse në vend

- Advertisement -

 

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke e cilësuar rezultatin e PDK-së si “të jashtëzakonshëm dhe domethënës për skenën politike të vendit”.

“Me 187,526 vota, fitore në gjashtë komuna dhe 206 asamblistë, PDK dëshmon se është forca më e votuar dhe më e organizuar në nivel vendi. Ky rezultat është reflektim i besimit të qytetarëve dhe i punës së palodhshme të aktivistëve të PDK-së”, ka shkruar Gjoshi.

Ai ka vlerësuar se këto zgjedhje konfirmuan PDK-në si “alternativën më serioze qeverisëse” dhe forcë me “vizion të qartë për Republikën e Kosovës”.

Sipas tij, rezultati i partisë do të ishte edhe më i mirë “sikur gara të ishte e barabartë, e ndershme dhe sipas ligjit”.

Gjoshi ka akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti për “përdorim të makinerisë shtetërore” gjatë fushatës, duke thënë se “e tërë makineria shtetërore qëndroi për dy muaj në Mitrovicë për të arritur një epërsi të vogël”.

Duke folur për kandidatët e partisë, ai theksoi se Arian Tahiri është “model që përfaqëson vlerat e PDK-së” dhe se nëse gara do të ishte e drejtë, “Ariani do të ishte kryetari më i ri në Kosovë”.

Gjoshi përmendi edhe rezultatet në Kaçanik, Prizren dhe Vushtrri, duke thënë se kandidatët e PDK-së “i mposhtën dy qeveri – atë të Kosovës dhe të Maqedonisë së Mickoskit”.

Në fund, ai theksoi se “zgjedhjet e reja janë rruga e radhës për t’i larguar uzurpatorët e shtetit që po e dëmtojnë Kosovën dhe aleancat e saj ndërkombëtare”.

Postimi i plotë:

Për fitoren tonë…

Partia Demokratike e Kosovës e përmbyll këtë proces zgjedhor me një rezultat të jashtëzakonshëm dhe domethënës për skenën politike të vendit.

Me 187,526 vota, fitore në gjashtë komuna dhe 206 asamblistë, PDK dëshmon se është forca më e votuar dhe më e organizuar në nivel vendi. Ky rezultat është reflektim i besimit të qytetarëve, i punës së palodhshme në terren të mijëra aktivistëve të PDK-së dhe i lidershipit të partisë nën udhëheqjen e kryetarit Memli Krasniqi.

Këto zgjedhje treguan se PDK është jo vetëm alternativa më serioze qeverisëse, por edhe forcë politike me vizion të qartë për Republikën e Kosovës.

Rezultatet e PDK-së do të ishin edhe shumë më të mira, sikur gara të ishte e barabartë, e ndershme dhe sipas ligjit.

E tërë makineria shtetërore e uzurpuar dhe mbajtur peng nga Albin Kurti dhe Vetëvendosje, qëndroi pandërprerë për dy muaj në Mitrovicë, për të shënuar një epërsi kaq të vogël në rezultat. A s’është kjo një dëshmi e mjaftueshme se qytetarët e Kosovës janë duke e njohur kaq mirë uzurpatorin?!

Ariani është modeli që përfaqëson PDK. Të gjithëve në PDK na ka bërë krenar këta muaj. Ai ka prezantuar në mënyrë shembullore vlerat e një partie shtetformuese përballë një partie anti-shtet që qëndron paligjshëm në ndërtesën e Qeverisë së Kosoës. Nëse gara do të ishte e barabartë, qoftë për një ditë të vetme, Ariani sot do të ishte kryetari më i ri në Kosovë.

Njejtë në Kaçanik dhe Prizren, por këtu nuk u mjaftuan vetëm me xhipat e zinj të uzurpuar të shtetit të Kosovës. I ftuan në ndihmë edhe patericat e Mickoskit. Megjithkëtë, Sabedini dhe Shaqa të PDK-së i mposhtën dy qeveri: Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Maqedonisë së Mickoskit.

Rezultati në Vushtrri është një fitore e Ferit Idrizit të PDK-së jo vetëm ndaj një kandidati me emër të veçantë, por një fitore përballë Albin Kurtit, kumbarës së koalicionit me një pazargji tjetër të radhës që e kishte peshkuar.

Në një vend normal demokratik, nuk mund të merren me mend pamjet e ditës së diel, ku dikush përdorë makinerinë shtetërore për të qarkulluar nëpër komuna dhe për të ushtruar presion mbi votuesit, duke ndikuar në procesin zgjedhore dhe duke minuar parimin themelor të zgjedhjeve të lira dhe të ndërshme.

S’mund të merret me mend as pamja në mes të kryeqytetit të Kosovës e xhandarit Sveçla, që fotografoi një qytetar të Kosovës.

Pamjet e ditës së zgjedhjeve i arsyeton vetëm paligjshmëria në të cilën noton Albin Kurti dhe Vetëvendojse, e që janë bërë përditshmëri për këtë kastë politike antishtetërore, por që kurrë s’do të bëhen pamje normale për qytetarët që e duan shtetin e Kosovës.

Zgjedhjet e reja janë rruga e radhës për t’i larguar uzurpatorët e shtetit, që për kohën kur ishin në opozitë historia i njeh si kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës, e kur erdhën në Qeveri si uzurpatorë dhe parti anti-shtet që ia shkatërruan aleancat dhe duan ta bëjnë Kosovën shtet të dështuar.
#PDK #MaMirë

Të ngjashme

Të fundit