15.7 C
New York
Tuesday, November 4, 2025

Buy now

Gjoshi i PDK-së: Vjosa Osmani duhet ta dëshmojë se është Presidente dhe jo Notere

- Advertisement -

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar një kandidat tjetër për kryeministër. Gjoshi ka thënë se presidentja Osmani duhet ta dëshmojë se është Presidente dhe jo Notere, duke e nxjerrë veç një Dekret dhe atë për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Reagimi i Gjoshit:

Vjosa Osmani duhet ta dëshmojë se është Presidente dhe jo Notere, duke e nxjerrë veç një Dekret dhe atë për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Çdo vendim tjetër është vetëm një mënyrë tjetër për ta mbajtur Kosovën të bllokuar, siç është bërë prej 8 muajsh.

Një pakicë politike e ka bllokuar shtetin e Kosovës sepse kjo është strategjia e tyre anti-shtetërore për të mbajtur pushtetin me çdo kusht.

Presidente, shpalli zgjedhjet sepse nëse ju e mandatoni dikënd që është e qartë se nuk ka shumicën e kërkuar do të bëni shkelje të rëndë kushtetuese dhe do të regjistroni një precedent të rrezikshëm për demokracinë e vendit tonë.

Kurti s’është i interesuar ta bëjë kryeministër as Glaukun dhe as t’i shmang zgjedhjet, por vetëm të prezantohet si kontruktiv disa ditë para baotazhit, humbjen e të cilit po e ndjenë dhe po e lë pa gjumë çdo natë.

Të ngjashme

Të fundit