Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka lavdëruar veprimin e deputetit të PDK-së, Hysen Berisha, i cili mbrëmë ka vizituar punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë për të demantuar pretendimet e kryeministrit Kurti.
Në profilin e tij në “Fcebook”, ai ka shkruar se kjo vizitë ka demaskuar pretendimet e të parit të qeverisë, i cili pretendonte se aty punohet edhe natën.
“Albin Kurti është Mashtrues në gjithçka! Vetëm dy netë më parë, në orën 1 të natës, ai e postoi një video, gjoja për të dëshmuar se në Kosovën e Sanksionuar nga BE-ja punohet vazhdimisht. E në natën tjetër, kolegu nga PDK-ja, Hisen Berisha, e paska bërë një vizitë taktike për t’ia dekonstruktuar totalisht propagandën e udhëheqësit të Qeverisë Zdravo”, ka shkruar Gjoshi.
Sipas tij, kryeministri Kurti gënjen për gjithçka.
“Gjithçka që e thotë dhe e bënë publikisht Albin Kurti, është gënjeshtër dhe mashtrim. Edhe Milan Radojçiqin e quante superkriminel, por në prapaskenë i koordinonte punët me të dhe Listën Serbe”, ka shkruar Gjoshi.