3.7 C
New York
Friday, November 28, 2025

Buy now

Gjoshi i PDK-së, studentëve për Kurtin: Mos e votoni mashtruesin që kujtohet për juve vetëm kur vijnë zgjedhje

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas publikimit të mesazheve që kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka dërguar studentëve duke i njoftuar se ju kanë dalë nga 100 euro në xhirollogarinë e tyre, vetëm tri ditë para balotazhit.

Gjoshi ka thënë se “Albin Kurti s’guxon të mbetet vetëm deputet, siç e thotë Kushtetuta, sepse i frikësohet garës së barabartë në zgjedhje, prandaj e keqpërdorë buxhetin shtetërorë për të blerë vota”.

“Të gjithë qytetarëve u themi: Merrni këto para sepse ato janë taksat tuaja, por mos e votoni mashtruesin që kujtohet për juve vetëm kur vijnë zgjedhjet. Nëse Albin Kurti do të kujtohej për juve me kohë, sot, sa herë që e çoni dorën në xhep nuk do të paguanit gjithçka më shtrenjtë. Ky njeri do të mbetet në histori si uzupatori që paradite mban mbledhje në Qeveri dhe në mesditë shkon në Kuvend ta votojë veten për kryeministër”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit