21.9 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Gjoshi i PDK-së shpjegon ligjërisht hap pas hapi si propagandoi Vetëvendosja sot në KQZ dhe dëmet që lë pas

- Advertisement -

Betim Gjoshi i PDK-së, ka shpjeguar aspektin ligjor të krejt asaj që ndodhi sot në KQZ, me farsën e Vetëvendosjes, për kinse mosçertifikim të Listës Serbe.

Ai ka numëruar hapat një nga një se si rrjedhë ky process dhe se si VV në fakt i kontribuoi çertifikimit të Listës Serbe, si dhe pasojat që lindin prej asaj që ndodhi në KQZ.

Postimi i plotë:

Si po certifikohet Lista Serbe, me vota “kundër”, por me instrumente të dirigjume prej pushtetit:

Hapi 1: Zyra për KQZ, me drejtor t’emërum prej kësaj qeverie, i rekomandon KQZ-së certifikimin e Listës Serbe. N’shkresë shënohet që vendimi është marrë pas “verifikimit” prej institucioneve përkatëse dhe n’përputhje me ligjet për zgjedhje.

Hapi 2: Kur vjen momenti i votimit, para se me votu kundër, bojmë shou për media. Ua bajmë dramë, u japim tituj gazetarëve që me u duk sikur VV po e kundërshton certifikimin.

Hapi 3: Lista Serbe ankohet n’PZAP, ku prapë kryesuesi është i emërum prej kësaj qeverie. Vendimi: Lista Serbe ka të drejtë me garu dhe certifikohet.

Koment: Kjo lojë është veç e pritshme. Manipulimi është i qartë.

Po dy gjëra janë shumë të rënda:

1. Kosovës po i dëmtohet imazhi ndërkombëtar, për një grusht votash.

2. Institucionet e shtetit po përdoren pamëshirë, vetëm për interesat e pushtetit.

Ndjej keqardhje për njanën, e sidomos për tjetrën.

E vërteta është e thjeshtë, dhe shumë e dhembshme: sa herë që pushteti e përdor shtetin për interesat e veta, humb Kosova.

Edhe unë do të isha i gëzu mos mu certifiku Lista Serbe, por me pas përnime ish dashtë me marr masa shteti me kohë, menjëherë pas Banjskës. Kjo e sotit është veç një lojë e lodhët. Edhe Mimoza Kusari e di këtë!

Fëmijë të lazdruar, të papërgjegjshëm e t’padijshëm!

Të ngjashme

Të fundit