11.7 C
New York
Saturday, November 1, 2025

Buy now

Gjoshi i PDK-së: Presidentja duhet të shpallë zgjedhje të reja, jo të mandatojë sërish VV-në

- Advertisement -

Sekretari për Anëtarësi dhe Financa i PDK-së, Betim Gjoshi, ka deklaruar se Presidentja Vjosa Osmani nuk duhet të mandatojë përsëri një subjekt politik që nuk ka shumicën parlamentare të nevojshme, por duhet të shpallë menjëherë zgjedhjet e reja.

Gjoshi tha se çdo veprim tjetër, përveç shpalljes së zgjedhjeve, shërben për agjendën politike të një uzurpatori që qëndron jashtëligjshëm në Qeveri më shumë se 200 ditë.

POSTIMl:

Presidentja nuk ka nevojë që ta mandatojë prapë një subjekt politik që para disa ditësh u vërtetua se është larg 61-shit të domosdoshëm për të formuar Qeverinë, por duhet t’i shpall zgjedhjet e reja.

Çdo veprim tjetër, përveç shpalljes së zgjedhjeve, është shërbim për agjendën politike të një uzurpatori që ka më shumë se 200 ditë që po qëndron jashtligjshëm në Qeveri.

Shpallja sa më shpejt e zgjedhjeve, më së largu javën e parë të nëntorit, është vendimi i duhur që i jep vendit Qeveri në janarin e vitit 2026 dhe garanton funksionimin e institucioneve shtetërore.

Të ngjashme

Të fundit