Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se qytetarët do t’i ndëshkojnë shkatërruesit e shtetit në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se bllokimi i Kosovës nuk është rastësi, por strategji e Albin Kurtit për ta dështuar shtetin e Kosovës.
“Edhe në këtë situatë të rëndë për shtetin, e luajnë rolin e viktimës. Janë në gjendje të të shikojnë në sy pa u skuqur. Zgjedhjet e reja janë një shpresë për këtë vend për të dalë nga gremina në të cilën po bie shteti i Kosovës. Qytetarët e Kosovës do t’i ndëshkojnë shkatërruesit e shtetit”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.
Postimi:
“Qeverinë e formojmë pas certifikimit të rezultateve”.
“I kemi numrat”.
“I kemi numrat për Qeverinë, por na kanë bllokuar te kryeparlamentari”.
“Votone kryeparlametarin dhe më testoni a i kam numrat për kryeministër”.
“I kisha numrat në verë, por jo në vjeshtë”.
Pak a shumë këto kanë qenë refrenet e përditshme që i kemi dëgjuar për muaj të tërë nga Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë të Vetëvendosjes që i ndiqnin verbërisht deklaratat e deputetit që ka uzurpuar ndërtesën e Qeverisë.
Që nga deklarata e parë menjëherë pas zgjedhjeve dhe deri më 19 nëntor, janë mbi 280 ditë të vitit 2025 që Albin Kurti e ka mbajtur të bllokuar shtetin e Kosovës.
Për një shtet të ri si Kosova, 280 ditë janë edhe përjashtim i Republikës nga aktivitetet ndërkombëtare dhe minim i subjektivitetit ndërkombëtar.
Bllokimi i Kosovës nuk është rastësi, por strategji e Albin Kurtit për ta dështuar shtetin e Kosovës.
Edhe në këtë situatë të rëndë për shtetin, e luajnë rolin e viktimës. Janë në gjendje të të shikojnë në sy pa u skuqur.
Zgjedhjet e reja janë një shpresë për këtë vend për të dalë nga gremina në të cilën po bie shteti i Kosovës.
Qytetarët e Kosovës do t’i ndëshkojnë shkatërruesit e shtetit.






