2 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Gjoshi i PDK-së: Peci veproi drejt me shkarkimin e Pantoviq

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka njoftuar se sot ka vendosur ta shkarkojë nga detyra nënkryetaren e komunës, Sladjana Pantoviqin.

Betim Gjoshi, sekretari elektoral i PDK-së, këtë vendim të Pecit, e ka quajtur të drejtë.

“Ajo (Sladjana Pantoviq) se ka kuptuar drejt pozicionin e saj. Kryetari Peci ka dhënë të gjitha argumentet e tij për shkarkimin e saj”.

“Ajo është dashur ta kuptojë që e ka emëruar zotëri Peci, ka qenë nënkryetare e saj, nuk është dashur të tejkalojë, të merret me çështje që nuk i përkasin asaj dhe të punojë në interes të qytetarëve të komunës të cilës ka qenë e caktuar nga kryetari Peci. Ka marrë vendim të drejtë po besoj”, u shpreh Gjoshi në Edicionin Special në Klan Kosova.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit