![Gjoshi i PDK-së: Me këtë pushtet është rritur krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve Gjoshi i PDK-së: Me këtë pushtet është rritur krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/betim-gjoshi.jpg)
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar për ngjarjet e ditës së sotme ku në një rast u hodh bombë e në një tjetër ndodhi grabitje e armatosur.
Reagimi i plotë i Betim Gjoshit:
Në mëngjes hidhet bombë dore në treg, në mbrëmje banda të armatosura rëndë grabisin qytetarët e vendit. Rezultati, shumë qytetarë e disa policë të plagosur.
Me këtë pushtet, vetëm dy gjëra janë rritur: Krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve. Asnjëherë më pak siguri nuk ka pasur në Kosovë, sepse asnjëherë më pak shteti nuk ka qenë prezentë në jetën e përditshme.
I sanksionuar nga jashtë – i dështuar nga brenda: ky është rezultati i Albin Kurtit si Kryeministër, nën udhëheqjen e së cilit banditët kanë marrë zemër e po lulëzojnë. Të paaftë!