5.9 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Gjoshi i PDK-së: Kurti e çon vajzën në shkollë në Norvegji, neve na shet moral gjithë ditën

- Advertisement -

Zyrtari i Lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ai në postimin e tij thotë se kryeministri Kurti e dërgon vajzën e tij në shkollë në Norvegji e në Kosovë shet moral duke thënë se 3/4 e fëmijëve në Kosovë janë analfabetë funksionalë.

“Ku e ke kry shkollën ti o “gjeniu” i elektrotenikës që kurrë dy tela nuk i ke lidhë?”, vazhdon Gjoshi.

Ky është postimi i tij:

3/4 e fëmijëve/nxënësve në Kosovë janë analfabetë funksionalë tha Albin Kurti që vajzën e vet e çon në shkollë në Norvegji e neve na shet moral gjithë ditën.

Ku e ke kry shkollën ti o “gjeniu” i elektrotenikës që kurrë dy tela nuk i ke lidhë?

Ky popull duhet me ia ndalë rrogën këtij Mashtruesi e të Padijshmi!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit