14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Gjoshi i PDK-së: Kurti dhe Osmani i treguan botës se serbët në veri nuk dëgjojnë Prishtinën, por Beogradin

- Advertisement -

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë dështuar.

Pas zgjedhjeve të mbajtura në veri, Gjoshi ka thënë se ky nuk është dështim personal i tyre, por i Republikës së Kosovës.

“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dështuan! Fatkeqësisht, ky nuk është një dështim personal i tyre, por për Republikën e Kosovës. Sot, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani bënë një kthim mbrapa dhe shkatërrim të asaj që është ndërtuar me mundim të madh.” – ka shkruar ai në Facebook.

Ndër të tjera, Gjoshi ka thënë se Kurti dhe Osmani i treguan botës se qytetarët e komunave me shumicë serbe nuk dëgjojnë Prishtinën, por Beogradin.

“Sot, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani i treguan botës se qytetarët e atyre komunave nuk dëgjojnë Prishtinën, por Beogradin. Vetëm aventurat dhe papjekuria politike e tyre, ka sjellur rrethana të dëmshme për Kosovën.” – ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit