7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Gjoshi i PDK-së: Dy super-afera korruptive të Qeverisë brenda ditës, Kurti po hesht

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar pas publikimit të audi-incizimeve ku dyshohet për afera të korrupsionit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të udhëhequr nga ministri Liburn Aliu.

Përmes një postimi në Facebook, Gjoshi ka thënë se brenda një dite janë zbuluar dy afera të mëdha korruptive të Qeverisë Kurti 2.

“Brenda një dite të vetme, u zbuluan dy afera të mëdha korruptive të Qeverisë Kurti 2. Njërën e paraqiti PDK-ja e tjetrën një media, gazeta Nacionale. 1. Dy ministra të Kurtit janë bërë bashkë për t’ia dhënë pa kurrfarë procedure 1,000,040.00€ një OJQ-je të regjistruar në Kosovë. 2. Nuk ka rëndësi a e kryen punën në Ministrinë e Liburn Aliut, mjafton që ta japësh ryshfetin dhe raportin ta shkruajnë pozitiv, sepse daja e nipi janë të lidhur me Ministrin Liburn Aliu”, ka shkruar Gjoshi.

Gjoshi ka thënë se edhe pas publikimit të këtyre “dy super-aferave, Albin Kurti, miku i sekserit Martin Berishaj, po hesht”. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit