7.4 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Gjoshi i PDK-së: BQK-ja është bërë strehë e militantëve të Kurtit

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës, më së paku është e Kosovës.

Sipas tij, ajo është shndërruar në një strehë e militantëve të Albin Kurtit, që shërbejnë si kukulla për lojëra politike.

“Prej fundit të vitit të kaluar dhe gjatë gjithë janarit e deri më tani në shkurt, BQK ka vepruar me urdhra politikë që i shërben agjendës politike të një partisë në pushtet. BQK-ja e çoi flamurin e bardhë dhe e dorëzoi pavarësinë (të rrejshme) pas urdhrit politik të Albin Kurtit”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.

Sipas tij “Pavarësia” e BQK-së i shërbeu Kurtit vetëm për t’u përplasur me aleatët e Republikës së Kosovës që shkoi deri në Këshillin e Sigurimit, sikur të ishte një dhuratë e rënë nga qielli për Serbinë, Rusinë dhe Kinën.

https://www.facebook.com/share/p/MfRkVBVw3sp56vG2/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit