Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka thënë se “28 dhjetori” është jo vetëm fundi i vitit, por edhe momenti i fundit me i dhënë fund qeverisjes së Dejona Mihalit, Martin Strujës, Rozeta Zejtinit e Ridvan Furragjisë.
Ai ka thënë se është koha që Kosova ta zgjedhë Bedri Hamzën kryeministër, i cili mendon për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.
“Pas 5 javësh qytetarët do të votojnë dhe pas 5 vitesh bllokadë e regres për Kosovën është koha me zgjedhë një kryeministër që mendon për popullin dhe shtetin. ’28 dhjetori’ është jo vetëm fundi i vitit, por edhe momenti i fundit me i dhanë fund qeverisjes së Dejona Mihalit, Martin Strujës, Rozeta Zejtinit e Ridvan Furragjisë.
#PDK #bedrihamzakryeminstër”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.






