28.4 C
New York
Friday, July 18, 2025

Buy now

Gjoshi i PDK: Aktgjykimi i Kushtetueses thirrje e qartë për përgjegjësi politike dhe respektim të rendit kushtetues

- Advertisement -

Anêtari i Kryesisë së PDK, Betim Gjoshi, ka komentuar vendimin e Kushtetueses lidhur me konstituimin e Kuvendit, duke thënë se dy gjëra janë bërë të qarta dhe të padiskutueshme nga vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, shkruan Scanner.

Sipas tij, ky aktgjykim është një thirrje e qartë për përgjegjësi politike dhe për respektim të rendit kushtetues.

“Demokracia nuk funksionon me improvizime, por me rregulla. Dhe Gjykata Kushtetuese i ka rikujtuar të gjithëve se këto rregulla nuk janë opsionale – por të detyrueshme. Siç janë edhe vendimet e Kushtetueses!”, ka shkruar Gjoshi.

Postimi i plotë:

Dy gjëra janë bërë të qarta dhe të padiskutueshme nga vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese:

Së pari, se bllokuesi i procesit të konstituimit të Kuvendit është pikërisht grupi më i madh parlamentar – koalicioni VV-Guxo-Alternativa. Duke qenë shumicë numerike, ata mbajnë përgjegjësinë kryesore për mosfunksionalizimin e Kuvendit dhe zvarritjen e procesit demokratik.

Së dyti, Gjykata ka konstatuar qartë se krijimi i një komisioni gjatë seancës konstituive ka qenë jokushtetues dhe joprocedural. Një veprim i tillë, i ndërmarrë pa bazë ligjore dhe jashtë çdo norme parlamentare, përbën shkelje të rëndë të procedurës dhe ka ndikuar direkt në thellimin e krizës institucionale.

Ky aktgjykim është një thirrje e qartë për përgjegjësi politike dhe për respektim të rendit kushtetues.
Demokracia nuk funksionon me improvizime, por me rregulla. Dhe Gjykata Kushtetuese i ka rikujtuar të gjithëve se këto rregulla nuk janë opsionale – por të detyrueshme. Siç janë edhe vendimet e Kushtetueses!

Të ngjashme

Të fundit