14.4 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Gjoshi: Albin Kurtit mund t’i lakmojë edhe diktatori i Koresë së Veriut

- Advertisement -

Betim Gjoshi nga PDK ka thënë sot se “1 shtatori” është dita simbolike që tregon se qytetarët e Kosovës janë mashtruar rëndë nga këta politikanë që marrin guximin t’ua ndalin pagën arsimtarëve të këtij vendi, raporton Scanner.

Në një status në Facebook, Gjoshi ka thënë se Albin Kurtit mund t’i lakmojë edhe diktatori i Koresë së Veriut.

Postimi i plotë:

Albin Kurti dhe Vetëvendosje, premtojshin me entuziazëm se do ta kthejnë trurin në Kosovë për ta zhvilluar vendin tonë, por sot as fëmijëve të klasës së parë nuk po ua mundësojnë ta fillojnë mbarë rrugën e zhvillimit.

“1 shtatori” është dita simbolike që tregon se qytetarët e Kosovës janë mashtruar rëndë nga këta politikanë që marrin guximin t’ua ndalin pagën arsimtarëve të këtij vendi. Albin Kurtit mund t’i lakmojë edhe diktatori i Koresë së Veriut.

Të padijshmit dhe të paaftit, Albin Kurti dhe ministrat e tij, pasi që e kanë bllokuar buxhetin e shtetit dhe po e mbajnë në sirtare sikur të ishte buxhet i shtëpive të tyre, këta njerëz po e bllokojnë edhe arsimin në Kosovë e çdo fushë tjetër.

Albin Kurti dhe Hekuran Murati duhet t’ua sqarojnë qytetarëve të Kosovës se përse po e mbajnë të bllokuar buxhetin e shtetit? A janë duke i ruajtur ato para që t’i përdorë sekseri i tyre Martin Berishaj për marrëveshje me GEN-in e Serbisë?

Albin Kurti dhe Vetëvendosje, premtojshin me entuziazëm se do ta kthejnë trurin në Kosovë për ta zhvilluar vendin tonë,…

Posted by Betim Gjoshi on Thursday, September 1, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit