Ish anëtari i Komisionit Qendrore Zgjedhor, Betim Gjoshi ka reguar pasiqë KQZ shpalli datën 21 prill për largimin e kryetarëve të katër komunave veriore.
Sipas tij, askush nuk mund të caktoj data të tilla, përveç presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se Kurti, Osmani dhe partia në pushtet (LVV) po shkatërrojnë rendin kushtetuese.
Reagimi i plotë:
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Lëvizja Vetëvendosje, tashmë po shkatërrojnë edhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Kushtetuta e Kosovës e ka thënë qartë: Pesidenti shpallë zgjedhje, KQZ organizon zgjedhje.
Por, sot ndodhi anomalia më e madhe që rrënon përfundimisht hierarkinë institucionale: KQZ shpallë zgjedhje, KQZ organizon zgjedhje.
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, që e kanë çuar shtetin e Kosovës buzë greminës, tashmë edhe zyrtarisht po i rrezikojnë proceset zgjedhore.
PDK, është opozitë e vërtetë që nuk i nënshtrohet diktatit të pushtetit për të shkatërruar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe dy anëtarët e PDK-së në KQZ mbajtën qëndrim dinjitoz, institucional dhe kushtetues.