Anëtari i Kryesisë së PDK-së Betim Gjoshi ka qenë i ashpër, pas miratimit të projektligjit për pagën minimale ku në të nuk janë përfshirë pensionet e veteranëve të luftës.
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti është bërë bashkë me Aleksandër Vuçiqin, Goran Rakiqin e Milan Radojçiqin kundër UÇK-së.
Postimi i plotë:
Albin Kurti është bërë bashkë me Aleksandër Vuçiqin, Goran Rakiqin e Milan Radojçiqin në betejën e tij kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dikur këtë betejë e bënte si opozitar përmes shpifjeve e thirrjeve “Hashim, shko në Hagë”, e sot si Kryeministër e bënë me vendime qeveritare dhe ligje.
Asnjë nga këto nuk është e rastësishme. Nuk është as e rastit që Ministrja e tij e Jashtme, Donika Shwarz, nuk e përmendi askund UÇK-në në Ditën e Çlirimit. Të gjitha këto janë beteja kundër UÇK-së.