Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumente, shkruan Scanner.
Gjoshi ka shkruar në Facebook se Hashim Thaçi është pakrahasimisht përpara politikanëve si Albin Kurti, pa vizion dhe që nuk i njeh historia për asgjë.
Sipas tij, Hashim Thaçi është pakrahasimisht përpara politikanëve si Albin Kurti, pa vizion dhe që nuk i njeh historia për asgjë.
Postimi i plotë:
Hashim Thaçi është pakrahasimisht përpara politikanëve si Albin Kurti, pa vizion dhe që nuk i njeh historia për asgjë.
Sot Albin Kurti dhe Vetëvendosje po gëzohen shumë që po arrijnë t’i zbatojnë marrëveshjet e Hashim Thaçit.
Ky nuk është sukses, por mjerim për Kosovën dhe vitet e humbura për shkak të një njeriu – Albin Kurtit.
Për një dekadë i ka mashtruar e gënjyer qytetarët e Kosovës duke iu thënë se në Bruksel po nënshkruhen akte tradhtie kundër Republikës së Kosovës. Kurse sot krenohet duke thënë se asnjë pikë dhe asnjë presje nuk ua heq marrëveshjeve të Hashim Thaçit./Scanner/