Në një takim madhështor në fshatin Gjonaj të Hasit, lideri i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkë me kandidaten për kryetare të Komunës së Prizrenit, Albulena Balaj-Halimaj, dhe kandidatin për asamblist, Nezir Çocaj, u pritën me përkrahje të jashtëzakonshme nga banorët e zonës.
Limaj u shpreh se pjesëmarrja masive në këtë takim tregon qartë se qytetarët e Hasit po kërkojnë ndryshim të vërtetë pas viteve të neglizhencës nga qeverisja aktuale.
> “Mirënjohje për mikpritjen dhe përkrahjen e fuqishme nga banorët e Gjonajt. Ndryshimi po vjen, bashkë me kandidaten për kryetare, znj. Albulena Balaj-Halimaj, kandidatin për Kuvendin Komunal, z. Nezir Çoçaj, dhe ekipën e tyre të përkushtuar,” – u shpreh Limaj.
Ai theksoi se Hasi ka potencial të madh zhvillimi, por për vite me radhë është lënë në harresë. Sipas tij, me votën për Balaj-Halimajn dhe Çocajn, qytetarët kanë mundësinë ta rikthejnë zhvillimin dhe përfaqësimin e dinjitetshëm.
“Albulena dhe Neziri janë zëri i qytetarëve, njerëz të përkushtuar që punojnë çdo ditë për t’i dëgjuar hallet dhe për të ofruar zgjidhje të vërteta,” – shtoi Limaj.
https://www.facebook.com/share/p/14JqE7xzmdg/