Emisioni “Barber Shok” ka nisur edicionin e tij të pestë me një të ftuar mjaft special.
I ftuari i parë ishte një prej ish-banorëve më të komentuar të Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica i njohur ndryshe edhe si Lugati.
Gjoni foli për shumë gjëra nga jeta e tij private, familja dhe karriera teksa edhe ka rrëfyer për eksperiencën e tij në BBVK.
Ndër tjera, Karrica ka komentuar edhe deklaratën e ish-banorit tjetër, Edon Shileku i cili pas daljes nga shtëpia e famshme tha se dyshon se ka edhe banorë të tjerë që i përkasin komunitetit LGTB+.
I pyetur për këtë, Gjoni tha se ai mendon se ka edhe më shumë, sipas tij janë tre banorë të këtij komuniteti.
“Pajtona se ka persona të LGBT+, unë kam patur dyshimet e mia, mendoj që janë më shumë, mendoj që janë tre”, ka thënë Gjoni.
Kujtojmë që Gjoni la në gjysmë rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova për shkak të problemeve shëndetësore që ia pamundësuan qëndrimin e mëtutjeshëm.