Policia e Kosovës ka gjobitur shoferin i cili ka bërë vozitje të rrezikshme në vendin e quajtur “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se po vazhdojnë angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik.
“Përveç planeve policia ka pranuar denoncime nga qytetarët/mediat për shkeleje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik. Pjesë e punës së zyrtarëve të njësitit të trafikut ka qenë edhe identifikimi dhe gjobitja e tyre.
Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në shkresë.
https://www.facebook.com/share/v/SjYWDhd5erhdCP8H/?mibextid=oFDknk