6.3 C
New York
Thursday, January 8, 2026

Buy now

Gjobitet shoferi në Prishtinë, voziste me drita rotative

- Advertisement -

Policia në Prishinë kanë hasur një automjet që kishte të vendosura drita rotative, në kundërshtim me ligjin.

“Prishtinë, 07 Janar 2026– Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka ndërmarrë veprime policore ndaj një shoferi, i cili ishte hasur duke qarkulluar me automjet, në të cilin kishte vendosur pajisje ndriçuese (drita rotative) në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Gjatë kontrollit në trafik është konstatuar se pajisjet e ndriçimit të vendosura në automjet nuk ishin të lejuara për përdorim, ndërsa shoferi me to kishte dalë në qarkullim, duke shkelur kështu rregullat e trafikut rrugor.”

Ai është gjobitur dhe i është konfiskuar patentë shoferi për 3 muaj.

“Ndaj drejtuesit të mjetit, konform legjislacionit në fuqi, është shqiptuar gjoba përkatëse, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të patentë-shoferit për një periudhë prej tre muajsh. Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi, duke mos përdorur pajisje të paautorizuara, pasi veprime të tilla rrezikojnë sigurinë rrugore dhe rendin publik.”

Të ngjashme

Të fundit