13.2 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Gjobitet, merr pikë negative dhe i ndalohet vozitja për tre muaj/ Policia nuk kursen shoferin nga Gjilani

- Advertisement -

Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan, dje në kuadër të zbatimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor”, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h, ishte duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e tetë (98) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muajsh.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë: 192; 0385045047001″ thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit