5.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Gjobitet me 300 euro, voziti me shpejtësi prej 137km/h në zonën 80 km/h

- Advertisement -

Policia e Kosovës, ka njoftuar sot se në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, është gjobitur një ngasës i veturës i cili kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar, afër 60 km/h më shumë. 

Polica bënë të ditur se i njëjti është dënuar me 300 euro gjobë si dhe iu është ndaluar ngasja e veturave për 3 muaj. 

Në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Stanovc, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 137 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h. Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tri (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muajsh.”, njofton PK-ja. 

PK ka theksuar se masat ndëshkimore do të vazhdojnë të merren ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit