Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndëshkuar një kundërvajtës për tejkalim të shpejtësisë, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Kjo, pasi ai po voziste me shpejtësi 132 km/h n zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.
Si pasojë e kësaj, ai është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe i është ndaluar vozitja e mjeteve motorike për tre muaj në Kosovë.