Policia e stacionit në Ferizaj në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin F.H (M/K) i moshës 26 vjeçar, i cili po drejtonte veturën e tij Golf me targa vendore nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.
Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes që të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.