Eksperti i trafikut, Nol Deda, ka thënë që gjobat e trafikut janë të larta.
“Shumat janë jashtëzakonisht të larta”, ka thënë Deda në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Unë e kam krahasuar me Zvicër e gjermani, në Zvicër, nëse s’gaboj, është diku nja 80 franga, derisa në Gjermani është 60 euro”.
“Edhe kjo të kallëzon ty se në qoftë se e krahason me rrogën mesatare të Zvicrës edhe këtu, atëherë seriozisht është me të ardhë keq. Është shumë me të ardhë keq”.