Presidenti i ShBA, Donald Trump, ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Europian për të gjobitur kompaninë teknologjike Google.
Trump paralajmëroi nëse BE nuk tërhiqet, ai do të përgjigjet me masa tregtare ndëshkuese ndaj Bashkimit Evropian.
“Europa sot “goditi” një tjetër kompani të madhe amerikane, Google, me një gjobë prej 3.5 miliardë dollarësh, duke marrë në fakt para që përndryshe do të shkonin për Investime dhe Punë Amerikane. Kjo është përveç shumë gjobave dhe taksave të tjera që janë lëshuar kundër Google dhe kompanive të tjera amerikane të teknologjisë, në veçanti. Shumë e padrejtë, dhe Tatimpaguesi Amerikan nuk do ta durojë këtë! Siç e kam thënë edhe më parë, Administrata ime NUK do të lejojë që këto veprime diskriminuese të qëndrojnë. Apple, si shembull, u detyrua të paguante 17 miliardë dollarë në një gjobë që, sipas mendimit tim, nuk duhej t’u ishte ngarkuar – Ata duhet të marrin paratë e tyre mbrapsht! Nuk mund ta lejojmë që kjo t’i ndodhë American Ingenuity të shkëlqyer dhe të pashembullt dhe, nëse ndodh, do të detyrohem të filloj një procedurë sipas Seksionit 301 për të anuluar gjobat e padrejta që u ngarkohen këtyre kompanive amerikane tatimpaguese. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shkruan Trump.