Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka zhvilluar një lojë futbolli me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një fotografie të postuar në rrjetin social “X”, ku njofton se loja u zhvillua me ekipin e Ambasadës së Gjermanisë dhe asaj të qeverisë.
Gjithmonë kënaqësi për të shijuar një ndeshje miqësore me Besnik Bislimin dhe ekipin e qeverisë – veçanërisht kur ekipi im i Ambasadës për fat del në krye”, ka shkruar Rode.