Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se përgjegjësia kryesore për zgjedhjen e presidentit dhe për shmangien e zgjedhjeve të reja bie mbi kryeministrin Albin Kurti.
Ai theksoi se asnjë kandidat për president nuk mund të zgjidhet pa vullnetin politik të Kurtit, duke shtuar se procesi i formimit të institucioneve është në dorën e tij
“Kjo nvaret prej zotit Kurti. Askush nuk mund të zgjidhet president nëse nuk dëshiron zoti Kurti që ti jep drejtim këtij procesi. Procesi i formimit të institucioneve i takon Kurtit, ai është ai i cili ka marrë 51%, ai nuk i ka marr 51% vetëm me qeverisë, i ka marrë edhe me udhëheqë dhe me drejtu vendin, me udhëheqë dhe me drejtu vendin i bjen me përmbyllë procesin e formimit të institucioneve të tjera dhe procesi i përmbylljes së formimit të institucioneve tjera i bjen edhe zgjedhjes së presidentit të vendit, prandaj i takon zotit Kurti që ta udhëheqë këtë proces politik, a do të kemi president apo jo varet nga Kurti, a shkojmë në zgjedhje a jo varet nga Kurti. Nëse më pyet mua përsonalisht unë nuk mendoj që ne duhet të shkojmë në zgjedhje, për aq sa nuk kemi kapacitet me zgjedh një president por kjo varet në mënyrë ekskluzive nga zoti Kurti dhe nuk varet nga ne si PDK e cila i ka vetëm 22 vota, por varet në mënyrë të qartë vetëm prej tij”, tha ai.
Ai kritikoi qasjen e deritanishme të kryeministrit, duke e cilësuar shqetësuese mungesën e takimeve përmbajtësore gjatë muajve janar dhe shkurt.
Sipas tij, nëse kjo qasje vazhdon edhe në javët e mbetura, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Hoxhaj theksoi se PDK nuk është e interesuar për zgjedhje, por përgjegjësinë për një skenar të tillë ia atribuoi drejtpërdrejt Kurtit.
“Ajo se cka ka ndodh në dy muajt e parë të këtij viti për mua ka qenë shqetësuese, dhe nëse kjo është qasja e njejtë për dy javët e ardhshme që na kanë mbetë ne shkojmë në zgjedhje. Ju kujtohet në dy muajt e parë në janar dhe shkurt ne nuk kemi pas takime përmbajtësore, në dy javët e fundit të shkurtit Kurti është taku dy herë me Hamzën e dy herë me Abdixhikun, dhe në dy ditët e fundit e kem pas emrin e Konjufcës për president dhe në orët e fundit e kemi pas edhe një kandidate tjetër për president. Nëse kjo ka qenë qasja deri më tash dhe ne e kemi situatën që i kemi edhe dy javë për ta zgjedh presidentin dhe nuk mendoj që për dy javë mjaftojnë që të ketë konsulta të bollshme partitë politike atëherë po shkojmë në zgjedhje. Nuk është PDK ajo e cila është e interesuar për zgjedhje, në zgjedhje vendin mund ta qon zoti Kurti, dhe zoti Kurti e ka përgjegjësinë kryesore pse po shkojmë në zgjedhje. Nuk po mundem me kuptu se pse po don me shku në zgjedhje prej dikuj që i kishte vitin e kaluar 48 deputet, i tha popullit tu rrit nera po ti kthej prapa nuk më vyjn, u quan qytetarët ia dhanë 57 deputet tani dëshiron përseri po i kthej prapa këta 57 që mi jep më shumë. Ku është logjika, nuk po do me qeverisë?”, vlerësoi ai në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin.
Sipas tij, Kurti nuk dëshiron të qeverisë, dhe nuk do të arrij ta përmbush mandatin e tij.
“Nuk po shoh që po don me qeverisë, unë kam qenë me një subjekt politik që ka qenë krenar kur i kemi pas jo 57 deputet por 37-38. Nuk ma merr menja që Kurti mund ta përmbush mandatin e tij, që Kosova ta përmbyll shtetndërtimin e saj, vetëm duke marrë vendime të caktuara të cilat janë më shumë administrim”, përfundoi ai për GazetaBlic.






