0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

“Gjithçka shkoi keq”, Ancelotti nuk arsyetohet për humbjen shokuese të Realit kundër Lille

- Advertisement -

Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti e ka pranuar se madrilenët e merituan humbjen nga Lille dhe që duhet të këndellen sa më shpejtë.

Lille, me Edon Zhegrovën që shkëlqeu duke u shpallur “Lojtari i ndeshjes” arritën të regjistrojnë fitore të madhe me rezultat 1:0 ndaj kampionit të Evropës.

Pas ndeshjes, Ancelotti i ka pranuar kritikat për të thënë se nuk treguan versionin më të mirë të mundshëm.

“Gjithçka shkoi keq. Bëmë keq me topin, edhe pse skuadra ishte më kompakte në pjesën e parë, ishte vështirë për ne ta rimarrim topin, ishte vështirë për të bërë tranzicione”.

“Provuam të jemi më agresiv, por ishte shumë vështirë. Duhet t’i shikojmë gjërat me kokën qetë, që të mos gjuajmë gjithçka anash. Duhet të përmirësohemi”.

“Jam shumë i sinqertë. Kritikat për ndeshjen e sotme janë të drejta, korrekte dhe duhet t’i pranojmë sepse ishte kështu. Nuk kemi treguar version të mirë të lojës”.

Ancelotti ndër të tjera shtoi se Lille e “meritoi” fitoren ndaj Realit pavarësisht që spanjollët u përmirësuan vonë.

“Sigurisht loja mund të dilte barazim sepse kishim mundësi në fund, por nuk ishte e merituar”.

“Duhet të mësojmë, siç ndodhi herën e fundit kur humbëm, të mësojmë dhe përmirësohemi, që është e qartë. Nuk është shumë e komplikuar”.

Reali që renditet në pozitën e dytë në La Liga me 18 pikë në xhiron e radhës do të përballet me Villarrealin të shtunën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit