Mund të duket çudi por romanca e cila nisi vetëm pak muaj më parë mes dyshes Irina Shayk dhe Tom Brady ka përfunduar, të paktën këtë konfirmojnë burimet pranë tyre. Është zbuluar gjithashtu se ata nuk po takohen më me njëri-tjetrin.
Gjithçka filloi që prej muajit korrik dhe gusht të këtij viti, thashethemet për lidhjen e tyre qarkulluan pasi u tha se ajo e kishte kaluar natën në shtëpinë e tij në Los Angeles. Ata madje dukej se kishin bërë një udhëtim në Mbretërinë e Bashkuar së bashku dhe u panë duke dalë nga i njëjti hotel.
Megjithatë, TMZ ka raportuar se gjërat janë mbyllur. Nuk pati asnjë debat për përfundimin e lidhjes. Gjithësesi mbetet ende një mister se çfarë i ka zemëruar apo cili ka qenë shkaku që dyshja kanë vendosur të marrin këtë hap dhe të mos jenë më në krahë të njëri-tjetrin.
Nuk është e qartë saktësisht se kur ndodhi ndarja, dhe madje është e vështirë të thuash se cila është data e saktë që gjithçka u mbyll papritur. Por janë burimet e TMZ ata që besonin se ishin ende bashkë deri në shtator.