Një video e publikuar nga ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Efi, në Instastory ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Ajo shprehej se kishte marrë pjesë në emisionin e dashurisë me shpresën që t’i binte në sy Atdhe Xharavinës, ish-konkurrentit të sezonit të parë. “Arsyeja e vetme që unë jam futur në Për’puthen ishte Atdheu dhe prisja që ai të vinte tek unë por nuk erdhi kurrë”-thotë ajo në videon tashmë virale.
Të shumta kanë qenë komentet negative ndaj saj me njerëzit që shprehen të zhgënjyer dhe e akuzojnë për lojë. Mirëpo, në video ka disa detaje që tregojnë se kjo video është realizuar për një lojë. Siç vihet re ajo ka një mikrofon në dorë kur flet dhe mesa kuptohet në ambientin e pasëm ndodhet në studion e “E diell”. Në këtë program ka një rubrikë të quajtur “Dielli apo Hëna” ku personazhet publike bëhen pjesë e lojërave të tilla, që i kemi parë edhe më herët.
Duket se Efi ka qenë një nga të ftuarat e kësaj jave në regjistrimet e emisionit që janë realizuar më parë dhe do transmetohet të dielën.
Efi u largua disa javë më parë nga “Për’puthen” pas largimit të papritur të Samiut. Asnjëri nga këta të dy nuk arritën që të gjenin dashurinë brenda programit, duke u shprehur që nuk e shohin me veten aty brenda, ishte Efi ajo e cila tha që me Samiun nuk mund të ketë asgjë më shumë se shokë
“Nuk arrita të dashuroja. Kishim vendosur të largoheshin bashkë, por si dy miq”, tha Efi. Por mesa duket dyshja vazhdon të jetë e pandarë jashtë. Ishte Samiu ai i cili postoi në Instagram një foto pak ditë më parë ku ishte i shoqëruar nga Efi në një club. Mesa duket tashmë do mbeten miq të mirë.