15.6 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Gjithçka gati për sfidën, Çekia publikon listën me lojtarët e përzgjedhur për ndeshjet e tetorit

- Advertisement -

Mbrëmjen e 12 tetorit, Kombëtarja jonë do të sfidojë në mitikun e Tiranës, “Air Albania”, Kombëtaren e Çekisë, në përballjen që pritet të jetë decizive për përcaktimin e kualifikimit të “legjionarëve” tanë, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024.

Këtë të martë, rivalët e radhës të Shqipërisë, Republika Çeke ka publikuar dhe listën me lojtarët e zgjedhur, për 2 përballjet e radhës të fazës së grupeve, me teknikun, Jaroslav Silhavy, që ka suprizuar jo pak futbolldashësit me zgjedhjen e tij.

Për sa i përket futbollistëve të grumbulluar, bie në sy mungesa e “yllit” të sulmit, Patrik Schik, me “bomberin” e “aspirinave” të Bayer Leverkusen, që nuk ka mundur të rikuperohet në kohët, për sfidat e tetorit ndaj, Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.

Lista e plotë e Kombëtares çeke:

Portierë: Ondrej Kolar (SK Slavia Prague), Tomas Koubek (FC Augsburg), Matej Kovar (Bayer 04 Leverkusen), Matous Trmal (FK Mlada Boleslav).

Mbrojtës: Martin Frydek (FC Luzern), Robin Hranas (FC Viktoria Plzen), Jakub Jugas (Cracovia), Ales Mateju (Palermo FC), Lukas Masopust (SK Slavia Prague), Filip Panak (AC Sparta Prague), Tomas Vlcek (SK Slavia Prague), Tomas Wiesner (AC Sparta Prague), Jaroslav Zeleny (AC Sparta Prague), David Zima (FC Torino).

Mesfushorët: Pavel Bucha (FC Viktoria Plzen), Lukas Kalvach (FC Viktoria Plzen), Jakub Pesek (AC Sparta Prague), Pavel Sulc (FC Viktoria Plzen).

Sulmues: Tomas Chory (FC Viktoria Plzen), Vasil Kusej (FK Mlada Boleslav), Jan Matousek (Bohemians Praha 1905), Tomas Pekhart (Legia Warsaw).

Të ngjashme

Të fundit