Aktivisti Rron Gjinovci ka kritikuar marshin e sotëm që kërkonte drejtësi në gjykimin që po bëhet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale.
Sipas Gjinovcit, liria është diçka që i takon individ dhe si e tillë ajo nuk mund të ketë emër. Ai në këtë video-incizim ka përmendur Adem Demaçin, Ibrahim Rugovën, aktivistat e LDK-së, të cilët sipas tij kanë kontribut të lartë në lirinë e vendit.
Gjinovci e quan marshin mes tjerash si absurd dhe shprehet se ajo dëshmon se “ndërkombëtarët e kanë pasur mirë kur kanë thënë se në Kosovë nuk ka mundësi, kushte që të gjykohen krimet e luftës, dhe andaj u krijua Gjykata Speciale.” Ai thekson se “liria nuk ka emër” dhe se në protestë nuk ishin më shumë se 12 mijë persona.
“Liria nuk ka emër. Liria s’mundet me pasë emër. Liria është diçka që i takon sëcilit individ në momentin kur personi lindë. Prej momentit kur një person lind, ai konsiderohet i lirë. Kështu kandë menduar iluministat kur e kanë menduar revolucionin e të menduarit politik. Pra, nuk mundet me pasë një emër liria sepse i bjen që pastaj ajo nuk është liri, ajo të është dhënë nga qai emrin e të cilit e mbanë. Për më tepër, një komb që heroin kryesor të vetin, pra Gjergj Kastriotin Skënderbeun e ka të tillë i cili kur ka ardhur prej perandorisë Osmane në Krujë ka thene ‘lirinë nuk ua solla unë por e gjeta në mesin tuaj’ nuk mundet ky komb me i pas disa persona emrin e të cilit e mbanë liria e këtij kombi.” – ka thënë Gjinovci mes tjerash.