Aktivisti i Shoqërisë Civile, Rron Gjinovici, është zhgënjyer nga Qeveria Kurti.
Gjinovic, i cili njihet si përkrahës i madh i kësaj qeverie, ka kritikuar ashpër Ministrinë e Shëndetësisë për rastin e vdekjes së një 35-vjeçareje nga Malisheva në një ordinancë private, e cila vepronte ilegalisht.
Në profilin e tij në “Facebook”, Gjinovci ka shkruar se Qeveri Kurti nuk është në rrugën e duhur.
Sipas tij, qeveria që ka fituar 50.2% nuk po arrin me i kryer as gjerat bazike.
“Ministria e Shendetesise nuk ka qare pa ja dhon krejt provat policise, ky s’eshte favor qe ju po ia boni policise. Kjo nuk eshte detyre e juja, mu anku qysh ordinanca qenka ilegale, detyre e juja eshte me pengu veprimtarine ilegale te çfaredo entiteti qe ofron sherbime mjekesore. Detyre e juja eshte me mbrojt dhe me rrite kualitetin e jetes se qytetareve. Per me bashkepunu me policine, s’keni qare. Kjo qeveri so kerkah, me 50.2% s’po arrine as gjana bazike me kry. Horror”, ka shkruar Gjinovci.