25.3 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Gjinovci pas kthimit të Kosovës në EQAR: U arrit fal rezistencës të profesionistëve që kundërshtuan kapjen politike

- Advertisement -

Rron Gjinovci nga ORCA, ka shkruar për rikthimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Ai ka përgëzuar Agjenciën e Kosoës për Akreditim (AKA), duke thënë se ky rikthim është sukses i madh institucional.

Gjinovci ka deklaruar se ky sukses u arrit reuzltat i rezistencës të profesionistëve që kundërshtuan kapjen politike.

“Me një përkushtim të vazhdueshëm për integritet dhe cilësi në arsimin e lartë, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është rianëtarësuar në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Ky rikthim shënon një sukses të madh institucional, por mbi të gjitha, një fitore të profesionistëve të pavarur ndaj ndërhyrjeve politike të viteve të fundit. ORCA përgëzon Kryetaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, prof. Hasnije Ilazi, dhe Drejtorin e Agjencisë, z. Naim Gashi, për udhëheqjen e palëkundur dhe integritetin profesional që e kanë rikthyer Agjencinë në standardet evropiane. Rruga drejt EQAR-it nuk ka qenë e lehtë: është dashur rikthimi i besimit ndërkombëtar, forcimi i strukturave të brendshme dhe mbrojtja e pavarësisë së Agjencisë nga ndërhyrjet e politikës ditore”.

“Ky sukses është gjithashtu fryt i punës së pandalshme të ish-anëtarëve të KShC-së, prof. Rozafa Koliqi dhe prof. Dukagjin Zeka, të cilët mbajtën barrën më të rëndë në kohët më kritike, pas përjashtimit të Kosovës nga EQAR dhe uljes në statusin “anëtare nën vëzhgim” nga ENQA në vitin 2019. Përjashtimi atëkohë ishte rezultat i shkarkimit të paligjshëm të bordit të Agjencisë nga qeveria Haradinaj – një ndërhyrje e pastër politike që e la Kosovën jashtë mekanizmave evropianë për sigurimin e cilësisë. Përkundër këtij suksesi, ORCA rikujton se rruga ka qenë vazhdimisht e penguar nga akterë të ndryshëm. Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve ka qenë të lehtësohet akreditimi për institucionet private, shpesh për llogari të interesave klienteliste, duke sabotuar universitetet publike që kanë investuar me përkushtim në standarde të larta akademike”.

“ORCA vlerëson se vetëm falë rezistencës së profesionistëve të brendshëm, mbështetjes së shoqërisë civile, por edhe reagimeve të vazhdueshme ndaj tentativave për kapje politike, u arrit ky rikthim në EQAR. Agjencia është sot më e fortë, më e pavarur dhe më e besueshme, si në sytë e studentëve dhe profesorëve në Kosovë, ashtu edhe në sytë e partnerëve evropianë. Ky moment duhet të shërbejë si pikë kthese për ta ndaluar njëherë e mirë ndërhyrjen politike në institucionet e pavarura dhe zbatimin e ligjeve në përpikëri”, ka shkruar Rron Gjinovci.

Të ngjashme

Të fundit