Njohësi i çështjeve politike dhe drejtori i organizatës Orca, Rron Gjinovci, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ka filluar kapjen e institucioneve arsimore.
Gjinovci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, është zgjedhur një plagjiator dhe një anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Postimi i tij i plotë:
Me ma së shumti vota të mbledhuna në Senat të UP-së, plagjiatori Selim Bezeraj me 23 vota zgjedhet anëtar i Këshillit Drejtues. I dyti mbas tij me 20 vota, anëtari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, i njohuri nga skeqi i stupcave Rifat Krasniqi.
Urime organizatës së VV-së në universitet SKV-së e cila në koalicion me organizatën e Arian Janovës patën 7 senatorë studentë! Urime Ministres Nagavci këtë përparim në Arsimin e Lartë! Urime Kryeministrit fillimin e kapjes së institucioneve arsimore!
Urime organizatave të shoqnisë civile dhe aktivistave vazhdimin e luftës së vjetër me kundërshtarët e ri!
Përpara!