Analisti Rron Gjinovci, ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të ShBA-së, Jeff Hovenier, i cili ka dënuar veprimet e autoriteteve të shtetit të Kosovës për t’i futur me forcë kryetarët e rinj në objektet e komunave.
Me anë të një postimi në Facebook, Gjinovci ka thënë se ambasadori amerikan mendon se kosovarët hanë bari.
Tutje, Gjinovci ka thënë se dhunë ka pasur vetëm nga bandat në veri.
“Kta ambasadort amerikanë menojnë diqysh që na edhe nuk shohim edhe që hajmë bari. Ku ke dhuna e policisë a mundet me na kallxu? Pat dhunë të bandave që policia në mënyrë profesionale e shpartalloi në 3 komuna për 3 orë. Mos e vazhdoni stilin e grenellit se e keni marrë përgjigjen niher – 50.2%, herën tjetër e merrni 70”, ka shkruar Gjinovci.