11.2 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Gjini: S’po them që Konjufca të burgoset, por është komike që u shpall i pafajshëm nga gjykata

- Advertisement -

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, e ka quajtur “komik” vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për lirimin nga akuza të Glauk Konjufcës për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit më 18 gusht 2016. Sipas Gjinit, kjo situatë është “korruptim i luftës kundër korrupsionit”.

Këtë koment Gjini e dha në Pressing në T7.

“Jo vetëm që të gjithë e dinë që është hedhë gaz lotsjellës, jo vetëm që tash kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca e ka pranu, ka edhe xhirime.  Në këtë rast gjyqi duhet me thanë që hedhja e gazit lotsjellës nuk është faj për me shpallë fajtor kryetarin e Kuvendit. Nëse gjyqi thotë që hedhja e gazit nuk është faj jemi në rregull. Por nëse është faj hedhja e gazit lotsjellës është absurd që nuk e kemi pa deri tash”, tha Gjini në Pressing.

“Kishte me qenë më ndryshe me thanë është fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës por ka ndodhë shumë moti dhe e dënojmë me 300 euro”.

“Nuk jam duke kërku me dënu kryetarin e Kuvendit dhe me shti në burg që të jemi të qartë, nuk kisha dashtë me ndodh ajo punë. Por me thanë është i pafajshëm është komike. Kushdo që ka qenë në trup gjykues është dashtë me mendu që këto janë raste komike, për shkak se ky është korruptim i luftës kundër korrupsionit. Është fyerje e inteligjencës së cilitdo qytetar të Kosovës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit