6.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Gjini: Projektet serbe për shkatërrimin e Kosovës i ka udhëhequr Kurti

- Advertisement -

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar politikat e udhëhequra nga kryeministri Albin Kurti, duke i akuzuar ato për dëm të qëllimshëm të Kosovës.

Ai ka theksuar se Serbia ka prodhuar plane të detajuara për të shkatërruar shtetin e Kosovës dhe se Kurti me apo pa qëllim ka qenë udhëheqësi i projekteve të tilla.

“Serbia ka prodhuar elaborate të shkruara, të publikuara çka duhet me bë për ta zhbërë Kosovën, me shkërmoq. Cilat duhet me qenë hapat që duhet me i ndërmarrë. Në një, hapi i parë ka qenë Kosova duhet me u prish me perëndimin, posaçërisht me Amerikën. E keni të shkruara, janë elaborate të shkruara. Pjesë e dytë është me i prish mes vete. Me mund disi me i ça. Me prish solidaritetin e njerëzve që është treguar gjatë viteve ’90, pas viteve ’90, përkundër krejt plemeve, ka pas solidaritet mes njerëzve.

E treta është, duhet me provu çka dush për t’i degraduar ekonomikisht. Mos me pas shpresë për një zhvillim të Kosovës. Dhe e fundit, duhet me rritë mosbesimin e popullit të Kosovës, në projektin e pavarësisë së Kosovës, duhet me lyp diçka tjetër. Duhet mos me dashtë këtë që e kanë bërë vetë.

Nëse krejt këto i shihni dhe e ndjekeni historinë politike të Albin Kurtit. Ju keni me pa që, në anglisht thonë ‘single-handedly’, I ka udhëheq këto projekte. Këto projekte janë udhëheq prej një njeriu. Unë nuk besoj në njëqind koincidenca. Nuk besoj që mundet me qenë në një rrugë të caktuar dhe një qind herë me i ndodhë koincidenca diçka që pahiri po i shkon përshtato dikujt tjetër. Mundet me ndodhe një, dy ose tri, por jo çdo veprim me qenë rastësi. Krejt këto me na pru në këtë situatë të sotit. Situa e tanishme është mos harroni jemi nën sanksione, Serbia jo veç që nuk është i ka përmirësuar marrëdhëniet me SHBA e me krejt”, ka thënë Gjini.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit