7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Gjini për raportet me aleatët: Nuk u dërgohet mesazhe përmes foltoreve

- Advertisement -

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini ka kritikuar komunikimin e Qeverisë së Kosovës, me partnerët ndërkombëtarë, duke thënë se aleatëve nuk u dërgohen mesazhe përmes foltoreve dhe studiove televizive.

Gjini ka vlerësuar se ka mjaftë rrugë të hapura ku mund të shprehen qoftë edhe mospajtime lidhur me një çështje.

Për Gjinin një komunikim i tillë i qeverisë që shfrytëzon foltore nuk guxon të ndodhë as kur qëllimi është strategjik.

“Me aleatë nuk dërgohen mesazhe prej foltoreve edhe prej studiove televizive. Është gabim fatal, amatoresk. Nuk i dërgon Kosova Shteteve të Bashkuara të Amerikës mesazh përmes televizionit, për shkak se janë hap të gjitha rrugët mesazhet edhe nëse kemi mesazhe mospajtimi për diçka. Në momentin që një Qeveri e Kosovës arrin në atë nivel sa me i dërgua mesazhe është problem, nuk guxon Kosova me bë një gjë të tillë edhe nëse qëllimi është strategjik”, është shprehu ai në emisionin “Këndi i Debatit” në TËVË 1.

Nënkryetari i AAK-së, ka thënë se kjo qeveri duhet të filloj me sjellje t’i bëj të forta aleancat.

“Ne duhet me fillua me tregu që nuk janë veç ndjenjat që i mbajmë brenda por edhe sjellja ajo që i bëjnë të forta aleancat, kjo duhet fillimisht me nis prej qeverisë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Qeveria Kurti vazhdimisht është kritikuar nga opozita e shoqëria civile për një komunikim jo të shëndosh me ndërkombëtarët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit