“Ka gabu”, e tha për të tretën herë Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini – referuar ofrimit të Fatmir Limajt për t’u ulur me kush-ta-thërret për të ndërtuar qeveri, e që pati shënuar heqjen e vijave të kuqe për Vetëvendosjen e Albin Kurtit.
Gjini në “Debat Plus” tha madjje edhe se numri i madh i votave që Fatmir Limaj ka marrë “nuk mund të konsiderohet e NISMA-s” ngase, sipas tij, ka marrë vota edhe në vende ku NISMA nuk ka pasur as njerëz e as struktura.
Deklarimi i Gjimit:
Për ‘Çështjen Limaj’, sa vota kanë ardhë sa nuk kanë ardhë – gjasat janë që kurrë nuk mujm me ditë sakt. Por, përafërsisht. Nuk mundet vota e Fatmir Limajt m’eu konsideru votë e NISMA-s, për shkak se Fatmir Limaj ka marrë vota edhe aty ku s’ka pas strukturë e njerëz hiç – njerëzit e kanë votu që ka qenë numër 2 në listë.
Qysh e marrin ata që mirren me statistika e analiza…por fundi i fundit nuk është aq e rëndësishme në këtë fazë.
Te çështja a shkon me bisedu me Albinin – për nderë, po ndihem pak keq se kjo është hera e tretë që jam llajv në studio e po e shpjegoj.
Tash e di që keni të drejtë me ma bë këtë pyetje…ka gabu, nuk është në rregull me ba ashtu – me dalë tri ditë mas zgjedhjeve edhe menjëherë me tregu aso pozicione, sepse kemi pas partneritet.
Du me i besu pjesës së mirë të narracionit – tregimit pozitiv të tyne, të NISMA-s.
“Nuk ka mendu ashtu”.