Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vend imit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si fitore të demokracisë dhe rrëzim të diktatit.
Me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese një gjë është e qartë: Kosova nuk është dhe nuk mund të bëhet diktaturë. VV duhet ta propozojë kandidatin-en për Kryeparlamentar dhe deputetët të votojnë në votim të hapur. Nuk mund të abuzohet në pafundësi me propozim vetëm të një kandidati. Nuk mund të mbahet peng shteti vetëm për ambicie të sëmurë të një personi. Shteti nuk i nënshtrohet një individi”, ka shkruar Gjini.